Ylli i Top Gear humb jetën pas një aksidenti në dëborë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i Top Gear, Ken Block ka humbur jetën në moshën 55-vjeçare pas një aksidenti me një  automjet dëborë. Lajmin e bëri të ditur Hoonigan Racing Division.

Në një postim të bërë në Instagram ata lajmëruan: “ Me hidhërim konfirmojmë se Ken Block është ndarë nga jeta pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme. Ken ishte vizionar, një pioner dhe një ikonë. Dhe, më e rëndësishmja, një baba dhe bashkëshort. Do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes në këto kohë zije.”

Block i nisi garat gati dy dekada më parë, duke fituar Rookie of the Year në Kampionatin Rally America

Më pas ai vazhdoi të konkurronte në Kampionatin Botëror të Rally dhe fitoi një numër medaljesh në X Games.

Përveç karrierës së garave, ai gjithashtu bashkëthemeloi markën e veshjeve sportive DC Shoes. Ken Block la pas  gruan e tij Lucy dhe tre fëmijët e tyre.

Share This Article