Ylli kosovar i bashkohet një grupi elitë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri i është bashkuar një grupi elitë të lojtarëve. Shaqiri të dielën shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Zvicrës ndaj Turqisë. Fitorja pritet t’i mjaftojë Zvicrës për kualifikim në fazën nokaut të Euro 2020.

Shaqiri është bërë vetëm lojtari i katërt që ka realizuar gol në katër ngjarjet e fundit të mëdha. Ai ka shënuar në Botërorin 2014, Evropianin 2016, Botërorin 2018 dhe Evropianin 2020.

Pos Shaqirit në këto ngjarje kanë realizuar edhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Romelu Lukaku i Belgjikës dhe Ivan Perishiq i Kroacisë.

Ndaj Turqisë, Shaqiri ka kompletuar 84 për qind të pasimeve. Kishte shtatë goditje, gjashtë krosime, katër gjuajtje të sakta. Krijoi dy shanse dhe shënoi dy gola.

Shaqiri shfaqi nivelin kur ishte e domosdoshme për Zvicrën.

Share This Article