Nga Ylli Manjani
Më bukur se të gjithë reagimet, për protestën e sotme te bashkia, tingëllon ai i shefit të Misionit të BE në Tiranë.
Selisë së BE në Bruksel, seli të cilën zoti shef i misionit këtu përfaqëson, akoma i vjen era mut nga shkarkesat me bote që u bënë fermerët e Europës. Bote të tëra me mut u shkarkuan aty.
Pa llogaritur flakadanët e hedhur tek hyrja e godinës.
Me atë protestë, që i qelbi shefat e zotit shef, fermerët zbythën BE nga vendimmarrja kundër tyre.
Tani,zoti shef i misionit, selia qendrore e të cilit akoma kutërbon literalisht, shqetësohet për protestën kundër korrupsionit në një zyrë modeste të një bashkie, në një shtet që nuk është në BE.
Nuk po përmend këtu qepjen e gojës për dhunimet sistematike që pushteti i korruptuar në Shqipëri i bën marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
U qelbëm!
Hall era e kakës sonë që kalon rrjedhshëm nëpër Lanë, hall edhe era e mutit të Brukselit…