7 orë në SPAK duket se e kanë acaruar mjatueshëm kryetarin e bashkisë Veliaj, i cili pas dëshmisë ka sulmuar gazetarët.
Përveç Baton Haxhiut, një gazetar tjetër i sulmuar nga Veliaj është dhe Ylli Rakipi, të cilit gjithashtu nuk ia përmend emrin, por lë të nenkuptohet se për shkak se nuk ka marrë favore nga Bashkia, bën emisione kritike kundër tij.
Duke i quajtur shpifje deklaratat në emisionin e tij, Rakipi tregon se herën e fundit që e ka takuar Veliajn e gjeti në tavolinë me Shkelzen Berishën dhe Çim Pekën.
“Herën e fundit do të befasoheni shumë. Vajta në një restorant, e gjeta në tavolinë me kolegun Çim Peka dhe Shkëlzen Berisha. U habita shumë! Edhe ata u habitën që u habita.
Kaq herë e kam takuar. Por ai ka një problem, ai nuk ma thotë emrin, sepse ashtu shkojmë bashkë në gjykatë, në prokurori dhe kudo për shpifjet.” tha Rakipi