Ymeri takon në Tiranë dy ministrat nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i PSD-së dhe deputeti i kësaj partie, Visa Ymeri ka marrë pjesë sot në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishin të ftuar si Parti Socialdemokrate.

Postimi i Ymerit në Facebook:

Kënaqësi të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishim të ftuar si Parti Socialdemokrate.

Me këtë rast, nder i veçantë edhe takimi me dy ministrat nga Kosova në qeverinë shqiptare; Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Gent Cakaj, dhe Ministren e Arsimit, znj. Besa Shahini.

I dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën e vyer dy ministrave nga Kosova, dhe po ashtu angazhim të palodhshëm dhe mbarësi në rrugëtimin politik Partisë Socialiste.

Share This Article