ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 4 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 8 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 9 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 10 hours ago
“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Yuri Kim ambasadore e SHBA-së në Shqipëri

albnews by albnews
30 October, 2019
in Albania
0
Yuri Kim në Senat: Si ambasadore në Shqipëri do i shtyj liderët të zgjidhin menjëherë krizën politike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar vendimin zyrtar për emërimin e Yuri Kim nga Guami (Koreja e Jugut) si ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë.

Përzgjedhja e saj ishte bërë pak kohë më parë nga presidenti Donald Trump, ndërsa të martën ajo zhvilloi një dëgjesë në Senatin Amerikan.

Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

RelatedPosts

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Kim ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu ajo shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Yuri Kim pason në këtë detyrë ish ambasadorin Donald Lu i i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe Ambasada Amerikane në Shqipëri është drejtuar nga zv.ambasadorja, e ngarkura me punë Leyla Moses Ones.

Kim do të jetë ambasadorja e trete në Tiranë, pas Mariza Linos dhe Marsi Ris. Ajo ka deklaruar se do të mbështesë reformat në Shqipëri.

Të martën në një dëgjesë para senatit amerikan, Kim tha se inkurajon Shqipërinë për ngritjen e SPAK dhe BKH. “Duhet të ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë institucione demokratike. Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e ndërmara” tha ajo, tashmë ambasadore e SHBA në Shqipëri./rtsh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result