Yuri Kim, ambasadorja e re amerikane në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të emëruar Yuri Kim në pozicionin e rëndësishëm të administratës së tij si ambasadore të Jashtëzakonshme dhe të Plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë, njofton Shtëpia e Bardhë në faqen e saj në internet.

Kim është një diplomate karriere pranë Shërbimit të Jashtëm Amerikan, me gradën Konsull dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet të Evropës Jugore.

Ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës për Studime në Diplomaci në Departamentin e Shtetit, kryetare e stafit për zëvendëssekretarin e Shtetit dhe drejtoreshë e Zyrës për Sigurinë Europiane dhe Çështjet Politiko-Ushtarake.

Gjithashtu, ajo ka shërbyer si asistente speciale për ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet në Azinë Lindore dhe Paqësor, si dhe ka qenë anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si këshilltare politike në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad, Irak si dhe në ambasadën e SHBA-së në Ankara, Turqi.

Kim është shkolluar në Universitetin e Pensilvanisë dhe atë të Kembrixhit.

Ajo flet gjuhët koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Share This Article