Yuri Kim dhe Luigi Soreca në zyrën e Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar takimi i kësaj paraditeje mes ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe kryeministrit Edi Rama, zhvilluar në zyrën e këtij të fundit.

Ende nuk dihen detaje rreth këtij takimi, që u zhvillua paralelisht me seancën plenare, ku mazhoranca po prezanton raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Duhet thënë gjithashtu se mbledhja e tyre në një tryezë vjen në një kohë të tensionuar politike, sa u takon ndryshimeve kushtetuese dhe hapjes së listave. PD dhe LSI janë gati të pranojnë listat e hapura, madje në masën 100%, por nuk pranojnë që të hiqen koalicionet parazgjedhore, një ndryshim që pritet të ndodhë në datën 30 korrik, kur mazhoranca dhe opozita parlamentare do ta votojnë në Kuvend./TCH/

Share This Article