Yuri Kim mbështet qeverinë për herë të fundit: Vendosin ata për largimin e muxhahedinëve iranianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën e fundit për shtyp para largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane, Yuri Kim mbështeti për herë të fundit qeverinë shqiptare.

Kim reagoi për herë të parë në lidhje me aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e MEK.

Në një konferencë shtypi, Kim tha: “Ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka disa kushte të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe mysafirët duhet t’i respektojnë ato”.

Kur u pyet nëse Shqipëria duhet t’i largojë muxhahedinët, Yuri Kim nënvizoi: “Është një vendim që i përket qeverisë shqiptare”.

Kim nuk komentoi dhunën e policisë shqiptare, e cila po bën xhiron e botës.

Share This Article