Yuri Kim: Mos u dorëzoni para atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj të fortë sa i përket ecurisë së Reformës në Drejtësi.

Kryediplomatja ka bërë thirrje për të mos u dorëzuar para atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë që Reforma në Drejtësi të vazhdojë të zbatohet, hap pas hapi. Duhen kaluar pengesat, duhen gjetur zgjidhje praktike dhe nuk duhet të dorëzohemi para atyre që urojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, shkroi Kim në Twitter.

Në javët e fundit Kim ka përsëritur thirrjen e saj për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti, si dhe për funksionimin e plotë të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Share This Article