Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përgëzoi dekretimin e gjyqtarit të 13-të në Gjykatën e Lartë, duke e quajtur një “hap i madh përpara për reformën në drejtësi:
Gjykatësi i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë kështu mundësinë Kolegjeve të Bashkuara të arrijnë më në fund kuorumin pas 5 vitesh…”, shkroi ambasadorja në Twitter.
“Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe të ndryshojë praktikën gjyqësore në mënyrë të arsyeshme.
Ky hap i madh u hodh falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë & Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por patjetër po ecën përpara & po jep rezultate reale”.

