Yuri Kim pret Nikollën në Departamentin e Shtetit: Vijoni me avancimin e reformave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Zëvendësndihmës Sekretaren Kryesore të Shtetit, Yuri Kim.

Sipas njoftimit të Kuvendit Nikolla dhe Kim diskutuan “mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe avancimin e reformave, bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë kibernetike; lidershipin e Shqipërisë në KS dhe kontributin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut; luftën kundër terrorizmit”.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve në këtë takim mes Nikollës dhe Kim kanë qenë zhvillimet në Veri të Kosovës dhe nevojën e ndërhyrjes se komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës, duke e konsideruar dialogun Kosovë-Sërbi si e vetmja rrugë për garantimin e paqes. Pjesë e bisedës ishte dhe lidershipi i Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributin si një faktor për zhvillimin, integrimin dhe stabilitetin rajonal; kontributin e Kuvendit për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian etj”.

Share This Article