Yuri Kim: Shqipëria të jetë vigjilente për koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku dhe i ka kërkuar që autoritetet të jenë vigjilente ndaj koronavirusit.

Mesazhi është përcjellë me anë të një statusi në rrjetin social në llogarinë zyrtare të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Kim ka diskutuar me Ministren mbi rëndësinë e ‘të qenurit vigjilent mbi koronavirusin’ dhe zbatimin e përpiktë të udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor.”-shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Share This Article