Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar pas takimit me kryeprokurorin Olsian Çela në Pogradec se në fokus të diskutimit ka qenë reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se është shumë e rëndësishme të hetohen krimet zgjedhore në mënyrë që viktimat dhe shkelësit të marrin atë që meritojnë.
“Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet tu japim. Duke pasur parasysh dhe situatën me krimin, duhet siguruar mbrojtje ndaj femrave, të miturve dhe më të dobëtit. Do të rrisim ndërgjegjësimin në mbështetjen që gjyqtaarët dhe prokurorët të kenë ndaj viktimave. Do të kenë dhe mbështetjen e OPDAT”, Çela.
“Ndodhemi këtu me kryeprokurorin. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin në drejtësi në Shqipëri. Donim të shihnim si po shkonin. Do të doja të thoja që kryeprokurori dhe unë folëm për vijimin e zbardhjes së krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm dhe për atë që është në mënyrë ekstreme i rëndësishëm për rolin e koordinatorëve në prokurori. Sot doja të fokusohesha tek padrejtësitë dhe operatorët e drejtësisë”, tha Kim.