Kryeministri Zoran Zaev thotë se momentalisht nuk ka bisedime me Bullgarinë për shkak të festave, por bisedomet do të vazhdojnë me miqësi dhe përmes Planit aksional.
Zaev thotë se nuk do të hqiet dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase.
“Për momentin nuk ka bisedime për shkak të festave, ndërsa pas festave, ne do të vazhdojmë me koordinim, me MPJ-në dhe ekipin e kabinetit tim, bashkërisht me përfaqësuesin e posaçëm, Vllado Buçkovski për të vazhduar në pjesën e Planit aksional e që u përgatit me propozim tonin nën udhëheqjen e ministrit Bujar Osmani”, tha Zaev duke sqaruar se këtu përfshihen të gjitha fushat, përkatësisht infrastruktura, arsimi, muzika dhe kultura.
Sipas tij, pritet të ketë përparim në bisedime pas zgjedhjeve në Bullgari dhe se dy ministrat e jashtëm kanë kontakt të vazhdueshëm.