Zaev-Borisov: Sfidat tona i zgjidhim pa ndërmjetës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në dyvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kryeministri bullgar ka vizituar Shkupin, ku është pritur nga homologu i tij Zoran Zaev.

Pas takimit të delegacioneve, pasoi një konferencë e përbashkët për media, ku dy kryeministrat folën për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Zaev tha se Europa e ka njohur entuziazmin e përbashkët të dy vendeve, me të cilin, siç u shpreh ai “i kemi dhënë Ballkanit një pamje të re”.

Ai shtoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes, është intensifikuar bashkëpunimi në të gjitha sferat, si në tregti, infrastrukturë, kulturë dhe shëndetësi.

“Të inkurajuar nga e kaluara dhe të sfiduar nga ardhmëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria çdo ditë i tregojnë Ballkanit, Europës dhe botës se sfidat tona mund t’i zgjidhim përmes bisedimeve, respektit dhe durimit, pa ndërmjetës. Kemi arritur marrëveshje dhe veçse në mënyrë të përbashkët festojmë ngjarje dhe personalitete të historisë së përbashkët të shteteve dhe popujve tanë”, tha Zaev.

Borisov thotë se brenda dy viteve pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve, u realizuan gjëra të cilat më parë ishin të paimagjinueshme.

“Duhet të punojmë çdo ditë, koha është e shkurtër për të përfunduar me këto të ashtuquajtura tema konflikti për të gjithë heronjtë për të cilët ne diskutojmë. Ata e kanë dhënë jetën e tyre, janë sakrifikuar që të mundemi ne të qëndrojmë këtu së bashku”, tha Borisov.

Share This Article