Zaev: Çulevi fajtor për rritjen e numrit të të infektuarve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, arsyen për rritjen e numrit të të infektuarve e sheh te ministri i brendshëm Naqe Çulev dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Zaev beson se me deklaratën e Çulevit se policia nuk duhet të ndëshkojë kur qytetarët nuk e respektojnë orën policore apo masat mbrojtëse, është bërë dëm.

U kundërpërgjigj Çulev i cili tha se pas lehtësimit të masave qëndron dëshira e pushtetit për zgjedhje të shpejta. Ministri i brendshëm shtoi se nëse ka dyshim se policia nuk ka vepruar si duhet, përgjegjësi Qeveria të kërkojë nga Drejtori i sigurisë publike sepse veprimi operativ i policisë ka qenë në kompetencë të tij./Alsat/

Share This Article