Zaev: Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Derisa ekziston gjuha maqedonase do të ekzistojnë edhe maqedonasit, dhe derisa ekzistojnë maqedonasit do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore”.

“Me vite jam mbështetës i kësaj konference për gjuhën maqedonase dhe çdoherë është kënaqësi të jem këtu me ju, madje edhe në rrethana në jashtëzakonshme siç është kjo pandemia e mallkuar”, tha Zaev.

Ai tha se këto konferenca dërgojnë mesazh të fuqishëm për gjuhën maqedonase.

Zaev i ftoi qytetarët që ta ruajnë gjuhën maqedonase, pasi siç tha, “gjuha janë të gjithë ata”.

Share This Article