Zaev dhe Osmani për vizitë në Çeki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev sot me një delegacion qeveritar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Çeki, ku do të pritet nga kolegu i tij çek, Andrej Babish.

Në përbërje të delegacionit qeveritar, siç u paralajmërua nga Pres shërbimi qeveritar, do të jetë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Sipas agjendës, u planifikua që Zaevi të realizojë tet-a-tet takim me kryeministrin çek, Babish, pas çka të dy do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Delegacioni qeveritar do të takohet edhe me delegacionin parlamentar të udhëhequr nga Radek Vondraçek, kryetar i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë./Alsat/

Share This Article