Zaev: Dita e pavarësisë na tregoi se liria dhe pavarësia i kanë ngjyrat më të bukura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dita e pavarësisë na tregoi se liria dhe pavarësia i kanë ngjyrat më të bukura, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Më 8 shtator të vitit 1991, Dita e pavarësisë na tregoi se liria dhe pavarësia i kanë ngjyrat më të bukura, Se gëzimi, lumturia dhe bukuria që e kapluan atëherë atdheun tonë duhet t’i mbajmë mend dhe t’i sjellim me ne çdoherë kur do të përballemi me sprova dhe obstruksione në rrugën tonë. Ato janë ngjyrat tona, ngjyrat e pavarësisë dhe të lirisë. Ashtu festohet Dita e pavarësisë. Le të jetë e përjetshme Dita e pavarësisë. Të jetojë Republika e Maqedonisë Veriore”, shkroi kryeministri Zaev.

Share This Article