Zaev: E falënderova Borissovin për gjestin human

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informoi se ai personalisht falënderoi kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Boriossov.

Zaev e falenderoi për vendimin për të dhuruar një pjesë të vaksinave kundër Covid-19.

“Pas vendimit për dhurimet e vaksinave, unë personalisht falënderova kryeministrin Borissov, Qeverinë e Bullgarisë dhe popullin bullgar për solidaritetin dhe gjestin human dhe veprimin e jashtëzakonshëm të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në falënderimin e kryeministrit Borissov, i thashë atij se dhurimi i disa prej vaksinave të siguruara nga qeveria bullgare është shumë e rëndësishme dhe vjen në një kohë jashtëzakonisht të vështirë të një vale të fortë coronavirusi me të cilën po përballen të dy popujt, të dy shtetet dhe e gjithë bota”, tha Zaev.

Share This Article