Zaev: E mirëseardhur çdo iniciativë që përshpejton integrimin në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E mirëseardhur është çdo iniciativë që shkon në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal si kriter edhe në axhendën e BE-së dhe që  përshpejton eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në profilin e tij në FB, në kuadër të takimit me presidentin serb, Vuçiç dhe kryeministrin Edi Rama.

”Ekziston potencial i pashfrytëzuar për rritjen e bashkëpunimit rajonal, intensifikim i tregtisë, shkëmbimit të mallrave, lëvizjes së njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thekson ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat shqiptar dhe maqedonas, Edi Rama dhe Zoran Zaev do të zhvillojnë sot një takim trepalësh në Novi Sad.

Pritet që temë e takimit të jetë lidhja e tregjeve të vendeve të rajonit dhe mënjanimi i  barrierave./MIA-ATSH/

Share This Article