Zaev: Është herët për të folur për një kryeministër teknik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shumë herët për të diskutuar për kryeministër teknik dhe ministra, gjatë kësaj periudhe qeveria është përkushtuar të mbajë ritmin e reformave ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Konferencës së Organizatës Botërore të Doganave – PIKARD që zhvillohet sot në Shkup.

“Është shumë herët. Qeveria është përkushtuar që gjatë kësaj periudhe të mbajë ritmin e reformave ekonomike që po ndodhin në vend. Ju e dini që kemi një target prej katër për qind, edhe pse është parashikuar në Buxhet në 3,5 për qind. Ne synojmë t’i arrijmë targetet e tilla duke arritur një rritje prej 4,1 për qind dhe kjo nënkupton shumë vende të reja pune, shumë investime të reja në vend, rritja e eksporteve dhe rritja e standardit ekonomik të qytetarëve”, tha Zaev.

I pyetur se nëse fitojnë në zgjedhje a do të bëhet përsëri kryeministër, Zaev tha se ai ka kërkuar një mandat të ri të qartë që të munden t’i vazhdojnë reformat.

Share This Article