Zaev: Falënderoj Gjermaninë dhe Francën që i njohën hapat që i ndërmorëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që i njohin dhe i potencojnë hapat të cilat i kemi ndërmarrë si kontribut i lartë drejt stabilitetit ballkanik dhe evropian, shkroi në profilin e tij të fejsbukut kryeministri Zoran Zaev, pas samitit joformal të Gjermanisë dhe Francës me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

“Përgjegjësia dhe përkushtimi jonë nuk ndalon këtu për shkak idesë për aleancë të diversitetit i kërkoi kujdes të vazhdueshëm për veten dhe për tjetrin”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron e lavdëruan Maqedoninë e Veriut dhe Qeverinë për përpjekjet që të zgjidhet kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë.

“Pamë hapa të guximshëm për kontestin me emrin e Maqedonisë së Veriut, kjo është dëshmi se është e mundur të gjendet zgjidhje për kontestin shumëvjeçar”, tha Merkel.

Makron tha se me Marrëveshjen e Prespës u dëshmua se mund të zgjidhen konteste të cilat janë konsideruar si të pazgjidhshme kur ka përkushtim./mia

Share This Article