Zaev hedh poshtë idenë e Ahmetit: Nëse fitojmë unë bëhem kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i LSDM-së në profilin e tij në Facebook hodhi poshtë idenë e Ali Ahmetit se ka marrëveshje që kryeministri i ardhshëm të jetë shqiptar.

Zaev shkroi se kryeministri mund të jetë kushdo që do të sigurojë së paku 61 deputetë dhe se sipas Kushtetutës, deputetët zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të një ose një kandidati tjetër.

Zaev deklaroi gjithashtu se është e vërtetë që qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë po i tejkalojnë barrierat etnike, por më me rëndësi është që, kur të zgjidhen, të udhëhiqen para se gjithash, nga cilësitë e kandidatit dhe veçanërisht nga raporti i tij ndaj qytetarëve. Shtoi se, nëse LSDM fiton zgjedhjet, ai do të jetë kandidati për kryetar qeverie. “Sipas kësaj, nëse BDI ka kusht të tillë për koalicion qeverie, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka shkruar Zaev./Alsat/

Share This Article