Qëllimi i reformës është ta modernizojmë arsimin tonë me model të ri të mësimit i cili është i inspiruar nga sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara në Evropë dhe botë, por duke i pasur parasysh gjendjet tona autentike shoqërore-ekonomike dhe së bashku me përvojat botërore të krijojmë model nacional, tonin të arsimit fillor, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin me të cilin e filloi debati kuvendor për Projekt-konceptin për arsimin fillor.
Duhet të merren parasysh, tha, inkluziviteti, barazia, barazia gjinore dhe multikulturalizmi dhe aspekte të era të konceptit tonë “Një shoqëri për të gjithë”.
“Këto ditë po dëgjohen zëra se po shpejtojmë me reformën arsimore. Mendimi im është I kundërt – ne jemi vonë me reformat në arsim. Ato është dashur të ndodhin para rreth dhjetë viteve sepse si domosdoshmëri I imponoi kryesisht zhvillimi I shpejtë në të gjitha sferat shoqërore të cilat kërkojnë arsim në hap me ndryshimet dinamike dhe progresive. Kur them se jemi vonë, njëkohësisht them se edhe nuk do të shpejtojmë. Do të punojmë në atë të dizajnojmë reformë më adekuate arsimore, e cila është në interesin më të mire për fëmijët. Me model të atillë inovativ dhe të zbatueshëm arsimor, t’i mundësojmë çdo fëmije që përmes arsimit ta arrijë potencialin e vet maksimal. Prandaj, për here të parë në dekadën e fundit në shtetin tone, po bëhen reforma në mënyrë transparente dh përfshirje e të gjitha palëve, ndërsa në interes më të mire të nxënësve”, theksoi Zaev, duke shtuar se debatet e deritanishme konsultative dhe ky debat publik do të ndihmojnë të spastrohen edhe disa dezinformata lidhur me projektin fillestar të konceptit.