Zaev: Kemi zgjidhje për çështjen e shtetësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij pas takimit me krerët e opozitës shqiptare tha se tashmë ka një marrëveshje për tejkalimin problemit me personat pa shtetësi në vendin tonë.

Zaev tha se deri të premten pritet të formatizohen zgjidhja ligjore.

“Janë gjetur mekanizmat për gjetjen e zgjidhjes. nuk do të flisja për detaje, gjithsesi jemi përfaqësues politik, tani do të duhet ekspertët të nominojnë si analizë dhe ti parashtrojnë në letër që të procedojmë zgjidhjen ligjore. Në këtë pjesë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duhet të njoftojnë VMRO-DPMNE-në dhe “Të Majtën” sepse edhe ata kanë parashtruar amendamente. Qëllimi është që deri në fund të javës të formohet teksti ligjor dhe javës tjetër Kuvendi të jep përgjigjen për Ligjin”, tha mes tjerash Zaev.

Share This Article