Zaev: Kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë, për identitetin dhe gjuhën nuk diskutohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev sot edhe një herë prezantoi pjesë të non-pejperit me Bullgarinë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesat e opozitës në lidhje me bisedimet me Sofjen.

Kryeministri vlerësoi se opozita në vend në shumë aspekte është e paarsyeshme dhe theksoi se për identitetin dhe emrin nuk negociohet, gjë që është konfirmuar disa herë nga Bullgaria.

“Opozita është e paarsyeshme në shumë aspekte. E shoh sa e paarsyeshme është këto ditë. Fillimisht ishte për të mos e shitur identitetin, gjuhën dhe të ngjashme. Tani është pse ne nuk kemi rënë dakord me Bullgarinë. Kjo paarsyeshmëri nuk ka fund. Unë edhe një herë e konfirmoj në mënyrë transparente se bëhet fjalë për non-pejper, dokument për shkëmbimin e ideve”, tha Zaev.

Deri më tani, sipas tij, dokumente të tilla janë bërë dhjetëra herë.

Share This Article