Zaev me fjalë të ashpra ndaj Bullgarisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk do të lejojmë që identiteti antifashist i vendit tonë të rrezikohet dhe të vihet në pikëpyetje! Themelet e shtetësisë sonë janë në antifashizmin e KAÇKM-së, ashtu siç themelet e identitetit tonë janë në popullin maqedonas dhe në gjuhën maqedonase. Këto janë shtyllat tona të së kaluarës. Këto janë shtyllat tona për të ardhmen. Ne jemi vetvetja. Të pastër para vetes dhe botës. E dimë kush jemi dhe e dimë saktësisht se ku po shkojmë”, tha kryeministri o Maqedonisë së Veriutm, Zoran Zaev, në fjalimin e tij të sotëm.  

Zaev me fjalim të ashpër ndaj Bullgarisë, për veton ndaj kornizës negociuese. Zaev i rikthehet rrënjëve anti-fashiste të shtetit, duke reteruar nga qëndrimi i deritanishëm se fashizmi nuk ka përkatësi etnike dhe se Bullgaria nuk është fashiste. E madje duke reteruar nga qëndrimi se populli maqedonas dhe ai bullgar kanë rrënjë të përbashkëta. Madje Zaev, i cili thoshte se duhej gjetur formulë për tejkalimin e dallimeve ndaj rrënjëve të përbashkëta pasi Sofja nuk po ia konteston popullit maqedonas të drejtën e vetë-përcaktimit e as gjuhën, tani thotë pikërisht të kundërtën.

Share This Article