Pas miratimit të Protokollit për anëtarësimit e Maqedonisë në NATO në Kuvendin grek, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka përshëndetur veprimin e deputetëve grek.
“Miku ynë, Republika e Greqisë është vendi i parë që miratoi Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, me krenari themi se ne jemi NATO!”, shkruan Zaev.