Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Hrisitjan Mickoskit se diaspora do të evidentohet dhe jo të regjistrohet tha se nuk është mirë diaspora të na nevojitet vetëm kur na duhen vota dhe për të na çuar para.
“Diaspora është populli jonë, sot ndodhet jashtë nesër do të jetë këtu. Ndoshta ndonjë nga ne do të dalë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ne e regjistrojmë gjithë popullin tonë pavarësisht nëse ndodhet brenda ose jashtë”, tha Zaev.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohet për shkak se është e rëndësishme për vendin.
Mund të ketë raste teknike gjatë vendosjes së numrave amë, por, shton Zaev, ato duhet të paraqiten në mënyrë që të vazhdojë regjistrimi pa pengesë.