Zaev: Nuk do të ketë më regjim në Maqedoninë Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, deklaroi sonte se me fitoren e kandidatit të koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski ka marrë fund regjimi, duke iu referuar kohës sa në pushtet ishte ish-presidenti George Ivanov nga VMRO-DPMNE.

“Regjim nuk mund të ketë më në Maqedoni. U mposht politika e ndarjes”, porositi Zaev, transmeton KosovaPress.

“Të gjithë funksionarët do t’i shërbejnë popullit”, tha Zaev, duke shtuar se zgjedhjet ishin të pastra, një moment ky i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit.

Share This Article