Kryeministri Zoran Zaev shprehet i prerë se Marrëveshje e re me Bullgarinë nuk do të firmoset. Megjithatë tha se është i gatshëm të bëjë një deklaratë qoftë me shkrim apo me gojë se Maqedonia e Veriut i referohet vetëm territorit të shtetit tonë dhe se nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje përfshirë Bullgarinë por as ndonjë shteti tjetër në botë.
“Në të njëjtën kohë pajtohemi me atë që e kemi në Kushtetutë, ekziston edhe në Marrëveshjen e Bullgarinë se mos përzierja në punët e brendshme të shteteve fqinje përfshirë edhe Bullgarinë kuptohet është parim në të cilin besojmë dhe mund ta deklarojmë. Jemi të gatshëm t’i bëjmë publike sukseset e deritanishme të cilët dolën si konkluzione nga komisionet, të ndërmarrim obligim për intensifikimin e korridorit 8 në pjesën e ndërtimit, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, për ndihmën e ndërsjellët edhe në krizën e Kovid 19 dhe jemi të gatshëm për të gjithë çështjet të prononcohemi publikisht”, deklaroi Zoran Zaev.
Zaev theksoi se pret që BE-ja deri më 10 nëntor ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, e cila paraqet fillimin e negociatave të mbahet deri në fund të vitit. Këto komente Zaev i bëri në kongresin e partisë, ku ndër të tjera u vendos që lideri i partisë në të ardhmen të zgjidhet nga anëtarësia në zgjedhje të drejtpërdrejta./Alsat/