Zaev: Opsini më i mirë është mësimi me prani fizike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot  në ditën e parë të vitit të ri shkollor përmes një video I është drejtuar opinionit  duke theksuar se nuk ka opsion më të mirë përpos mësimit me prani fizike. Mes tjerash ai thotë:

”Të dashur mësues dhe prindër, të dashur nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm, ju uroj që viti i ri shkollor 2021 – 2022 të fillojë dhe të zhvillohet në simbolikën e normales së vjetër.

Urime për të gjithë nxënësit e klasës së parë dhe të gjithë prindërit në fillimin e fazës më të rëndësishme në jetën e tyre kur ata eksplorojnë thellësitë e mëdha të dijes. Unë e di që kurioziteti dhe dëshira e tyre për kërkime do t’u sjellë gëzim për çdo njohuri të fituar.

Nuk ka dyshim se hapja e shkollave për mësimdhënie me prezencë fizike është vendimi më i dëshirueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë zhvillim të shëndetshëm psiko-social të nxënësve.

Ne të gjithë humbëm shumë vitin e kaluar, duke u përballur me një pandemi që përfshiu botën.

Share This Article