“Në asnjë rast, nuk duhet cenuar e ardhmja integruese e vendit në Bashkimin Evropian”, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Duke iu referuar protestave të opozitës në Tiranë, Zaev tha se “nuk isha në opozitë para 100 vjetësh, janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në”.
“Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të ketë zgjidhje”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut .
“Siç e thash, ne ishim opozitë para 21 muajsh, ky nuk është larg për t’u kujtuar se çfarë ndodhi madje të bëjmë paralele me vendin tuaj. Ne jemi miq të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, por në kohën kur unë isha opozitë raportet e SHBA, BE flisni për një regjim hibrid në Maqedoni, gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por ku flisja me Hahn, Mogherinin, me gjithë lidershipin e evropian lusja për vendin tim që t’u jepet datë e bisedimeve pasi ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se “e kuptoj opozitën kudo qoftë ajo, por obligimi i të gjithëve është shteti, dhe për shkak të kësaj ekzistojmë si opozitë. Si mik i Shqipërisë dëshiroj të mirat për këtë vend miqësor, për këtë popull miqësor. Çdo kush ka të drejtën e demonstrative”./TASH/