Zaev: Për Tetovën i kemi 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev njoftoi sot se ka zhvilluar takime me liderët e partive tjera politike dhe se sot do të takohet edhe me kreun e BDI-së për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Në ndërkohë i pyetur për koalicion të mundshëm me ndonjë parti tjetër sa i përket qytetit të Tetovës, Zaev me përgjigje se për Tetovën do të garojnë të gjitha partitë politike.

“Në procedurën tonë kemi 5 kandidatë për Tetovën, 3 prej tyre janë shqiptarë të nominuar nga partia. Por megjithatë janë anketat të cilat do të vendosin. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, tha Zaev.

Share This Article