Vetëm dy ditë ndajnë nga mbajtja e Këshillit të ministrave të BE-së. Ndërsa, çdo ditë bëhet më i qartë për vendin tonë vetoja bullgare.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai deklaroi se saher e bëhet më e qartë se Bullgaria do ta bllokoj Maqedoninë e Veriut, në takimin e së martës në Këshillin e BE-së. Mirëpo shton se ai asnjëherë nuk e humbë shpresën sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe, duke paralajmëruar se vendimi I këtillë mund të rrezikoj zhvillimin e ngjarjeve të padëshiruara në të dyja anët.
“Unë jam përgatitur dhe e kam përgatitur edhe popullin maqedonas për bllokim eventual dhe për veto eventuale. Nëse thoni në përqindje sa, më shumë në përqindje është e qartë ajo që do të marrim përgjigje positive. Por, megjithatë asnjëherë nuk e kam humbur shpresën sepse përgjegjësia është e madhe tek politikanët. Edhe pse Këshilli është më 17-tin thamë se deri në dhjetor kemi kohë, deri ën fund të dhjetorit është mundësua për konferencën e parë ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Zoran Zaev, kryeministër.