Besoj se lajmi i mirë për fillimin e negociatave me BE-në do të ndikojë pozitivisht në mbarë rajonin dhe BE-në dhe do të njihet progresi i reformave në zgjidhjen e problemeve. Rajoni ka ndryshuar, pretendon në krijimin e kushteve për zhvillim të mëtejmë dhe të integruar, ka thënë kryeministri Zoran Zaev gjatë hapjes së Samitit nga “Ekonomist” që mbahet sot në Shkup.
Siç ka potencuar kryeministri, rajoni bëhet shembull se me unitetit dhe zgjidhje inventive mund të tejkalohen problemet. “Dhe një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut mund të sjell porosi të freskisë, ndryshim dhe shpresë dhe të jetë lajm i mirë”, ka thënë Zaev duke shtuar se Marrëveshja e Prespës është shembull i duhur për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut.
“Ai është shembull praktik për shumë çështje tjera të hapura. Çdo problem është ndryshe dhe specifik, por dialogu dhe diplomacia mbeten qasje më e mirë në zgjidhjen e tyre. Si liderë të vendeve të tyre ua kemi borxh qytetarëve të zgjidhin problemet, të ruajmë paqen dhe të krijojmë kushte për zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë”, ka thënë Zaev.
Sot, siç ka theksuar ai, prej këtu përmes “Ekonomist” duam që nëpër botë të jehoj lajm i mirë se ky rajon ka ndryshuar dhe se rajoni nuk është më i lidhur me konflikte dhe të ardhme pa ide.
“Era e retorikës manipulative nacionaliste është e kaluar. Të gjithë bashkë lëvizim drejt një të ardhme më të ndritur. Procesi i Berlinit e ka arritur qëllimin të rrit interesin në Ballkanin Perëndimor dhe të na vendos na hartën e bashkëpunimit të vendeve anëtare të BE-së. Zbatimi i agjendës së lidhshmërisë së Procesit të Berlinit dhe plani shumëvjeçar aksionar për zonë rajonale ekonomike ka qëllim të përshpejtojë zhvillimin e rajonit dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Rajoni flet aktivisht për digjitalizim, pjesëmarrje të përbashkët në tregjet globale evropiane, lehtësimet doganore, vendkalimet e përbashkëta kufitare, fonde për inovacione…”, ka thënë Zaev.
Samiti ka vazhduar me prononcimin e ndihmës sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel, ndërsa mes mysafirëve janë edhe ish kryeministrat e Greqisë dhe Belgjikës Aleksis Cipras dhe Gi Verhofshtat, Martin Shulc ish kryetari i Parlamentit Evropian.
Pjesëmarrësit debatojnë për atë se çka mund të bëhet që të sigurohet shpejtësi më e madhe dhe të rriten investimet në rajon.
Shteti ynë për herë të parë është nikoqir i ngjarjes, në organizim të “Ekonomist” magazinës javore ekonomike më prestigjioze e cila ka tirazh milionësh dhe është themeluar në vitin 1843