Zaev refuzon t’u përgjigjet gazetarëve hungarez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, tani azilant në Hungari, Nikolla Gruevski rastësisht është gjendur në afërsi të redaksisë së portalit  hungarez 444.hu.

Gazetarët menjëherë kanë filluar me pyetje dhe e kanë ndjekur deri në hyrje të banesës, duke pritur derisa të del për ti parashtruar pyetje.

Siç shihet në video, Gruevski ka refuzuar të përgjigjet. “Më falni, nuk do dëshiroja sot të bëj asnjë deklaratë. Ndoshta në ndonjë rast tjetër”, është shprehur Gruevski.

Gazetari ka vazhduar me pyetje, mirëpo ish-kryeministri azilant , vetëm e ka përsëritur të njëjtën gjë, me çka ka vazhduar me veturën e tij të tipit Hyundai Kona me xhama të zinj, i cili e priste tek hyrja e ndërtesës./AlsatM/

Share This Article