Zaev: Shkupi u ngrit nga hiri dhe u bë simbol i mbështetjes joegosite dhe unitetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në profilin e tij në Facebook me rastin e 57 vjetorit të ditës së tërmetit katastrofik ka shkruar se 26 korriku i vitit 1963 është dita që agimi i cilës në vend të zgjimit, ditës së re dhe shpresës së re për Shkupin dhe shkupjanë solli frikë, të qara, mosbesim dhe 1.070 bashkëqytetarë të vdekur.

“Pesëdhjetë e shtatë vjet pas tërmetit katastrofik, përkujtimi i të pësuarve ende jeton, aq fuqishëm sa edhe kujtimi i solidaritetit me të cilën bota ia dha dorën Shkupit. Lavdi e përjetshme për viktimat e kësaj dite të trishtuar”, ka shkruar Zaev.

Shkupi, siç shkruan lideri i LSDM-së u ngrit nga hiri dhe u bë simbol i mbështetjes joegoiste dhe unitetit.

“Të jemi krenarë për Shkupin tonë, le të jetë udhëzues dhe përkujtues të vazhdojmë të ndërtojmë unitet dhe solidaritet!”, ka shkruar Zaev.

Share This Article