Zaev: Tentimet për të bllokuar punën e Kuvendit në kohë pandemie janë të rrezikshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se tentimet për të bllokuar punën e Kuvendit, mes një epidemie në mbarë botën nga KOVID-19, nuk është politikë, por është sjellje e rrezikshme, e turpshme dhe e papërgjegjshme.


“Është mëse e qartë se Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, mospasjen e një qëndrimi, mase, propozimi apo politike duan që ta kompensojnë duke u shkaktuar dëm qytetarëve, në kohën kur është e domosdoshme ndihma shtetërore për ta”, nënvizoi Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell INA.

Sipas tij, ata po përpiqen të bllokojnë ligjet mes një epidemie me koronavirusin, përfshirë edhe kuponët e ndihmave prej 6.000 denarësh për qytetarët, ndihmat për pensionistët, artistët dhe prodhuesit e lirë, si dhe masat tjera lehtësuese.

Ai bëri thirrje që opozita të tërhiqet nga ky bllokim “non sens” që pengon punën e Kuvendit, dhe mundësisë së funksionimit të tij online, ashtu siç po praktikohet nga mbarë bota.
Zaev shtoi se populli maqedonas dhe gjithë qytetarët kanë nevojë për një Kuvend funksional dhe se sipas tij, reformat janë me rëndësi për shtetin dhe për qytetarët.

Share This Article