Zaev tregon se si është arratisur Gruevski

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për FAC, kryeministri Zaev për herë të parë zbulon detajet rreth arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për arratisjen e të cilit ka spekulime të ndryshme në publik.Prokuroria nuk i konfirmon këto informacione.

Zaev prë FAC tha se është në dijeni për trajektoren e lëvizjes së Gruevskit gjatë orëve kyçe të arratisjes së tij nag Maqedonia.

“Me ashensor ka zbritur në bodrum dhe pastaj është fshehur në bagazhin e makinës me të cilën është larguar nga vendi. Një makinë diplomatike hungareze e ka pritur në Shqipëri”, tha kryeministri Zaev për Frankfurt Algemajne Cajtung.

Teza për fshehjen në bagazhin e makinës tashmë është përfolur në publik, por nuk është konfirmuar nga Prokuroria. Për herë të parë, një funksionar i lartë politik del me qëndrime rreth ikjes së ish-kryeministri Gruevski dhe me atë se është arratisur me ndihmën e diplomatëve hungarezë./Alsat

Share This Article