Nëse Parlamenti nuk i miraton ligjet thelbësore që janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, atëherë zgjedhjet mund të shtyhen, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se ai nuk e dëshiron këtë.
“Unë kam thënë njëqind herë deri më tani që zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, por në të njëjtën kohë është detyrë qytetare dhe politike të mos lejojmë asgjë të pengojë realizimin e asaj që është në interes të qytetarëve”, tha Zaev.
Në konferencën për shtyp në Qeveri, Zaev tha se nuk do t’u lejojnë të gjithë atyre që përpiqen të pengojnë, por i kërkoi shumicës parlamentare që të jetë prezent në parlament për të miratuar ligjet thelbësore në kohën e duhur.
Ai shtoi se çdo ditë përcjellë atë që po ndodhë në parlament dhe se të gjithë kanë përgjegjësi, edhe deputetët, edhe qeveria, si dhe qeveritë lokale.