Zaevi në Bruksel takohet me Hanin dhe Mogerinin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Delegacioni i drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev takoi ë Bruksel përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogerini, ku u tha se vendi ka arsye të mëdha që të shpresojë për sinjal pozitiv nga të gjithë institucionet evropiane në periudhën e ardhshme.

Mogerini ka inkurajuar kryeministrin të përmbushen edhe masat e mbetura nga plani për reforma, deri në qershor të këtij viti. Sa i takon procesit zgjedhor, palët kanë theksuar se presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje dhe në proceset reformuese.

Në Bruksel, Zaev shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri Jashtëm Nikolla Dimitrov. Kryeministri do të drejtojë Këshillin e stabilizim asocimit për Maqedoninë e Veriut kurse më vonë gjatë ditës do të takojë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Share This Article