Zaimi: Opozita është në krizë përballë një qeverie të korruptuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Arbër Zaimi nga Vetëvendosje, Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për përkushtim lidhur me përparimin e standardeve të demokracisë apo funksionalizimit të drejtësisë në të dyja vendeve.

Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se në Shqipëri, edhe pse hapur territori për të pasur një opozitë të gjallë dhe të fortë, ne sot e shohim opozitën më në krizë se kurrë.

Sipas tij, kjo në një moment ku qeveria ka qenë gjithmonë e infektuar nga korrupsioni dhe që është në funksion të oligarkëve.

Në rastin me Kosovës, është përballja me Serbinë ajo që kërkon negocim në Bruksel. Ndërsa sa i takon Shqipërisë, ka nevojë për përkushtim lidhur me përparimin e standardeve të demokracisë apo funksionalizimit të drejtësisë. Mungesa e këtij përkushtimi, çon në teatralitet dhe një gjë e tillë pastaj mban spektatorët e mbërthyer edhe me anë të dhunës. Këtu ndërkombëtarët pastaj ndërhyjnë si arbitra për ta ndalur këtë dhunë.

Në Shqipëri, edhe pse hapur territori për të pasur një opozitë të gjallë dhe të fortë, ne sot e shohim opozitën më në krizë se kurrë, ndërsa është mandati i tretë i një qeveri që ka qenë gjithmonë e infektuar nga korrupsioni dhe që është në funksion të oligarkëve”, tha ai.

Share This Article