Zakharieva: Nuk duhet të ndalen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva sot deklaroi se “nisja e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit të ri francez për metodologjinë e negociatave.

Sipas saj, këto procese mund të zhvillohen në mënyrë paralele.

“Një pjesë e reformave, të propozuara nga Franca, janë të pranueshme për Bullgarinë, por kjo s’do të thotë se dhënia e dritës së gjelbër për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të anulohet deri në miratimin e metodologjisë së re. Që të dy proceset mund të vazhdojnë në të njëjtën kohë”, tha Zakharieva.

Ajo shpreson se në gjashtë muajt e ardhshëm, Shkupi dhe Tirana do të marrin dritën e gjelbër në nisjen e bisedimeve me BE-në.

Share This Article