Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pasur një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron. Kremlini thotë se gjatë bisedës, të dy homologët kanë shkëmbyer mendime të plota rreth situatës në Ukrainë.
Pala franceze, ka shprehur pikëpamjet e saj rreth kësaj çështjeje, me shpresën për zgjidhje të shpejtë përmes dialogut dhe negociatave. Nga ana tjetër, Rusia thotë se Putin ka treguar se zgjidhja është e mundshme, vetëm nëse Ukraina njeh sovranitetin rus mbi Krimenë, zgjidh
zgjidhjen e detyrave të çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe sigurimin e statusit të saj neutral.”
Ai pohoi gjithashtu se Forcat e Armatosura Ruse nuk paraqesin asnjë kërcënim për civilët [në Ukrainë] dhe fajëson për kërcënimin nacionalistët ukrainas.
“Presidenti rus ka theksuar se Forcat e Armatosura Ruse nuk kërcënojnë civilët dhe nuk godasin objektet civile. Kërcënimi vjen nga nacionalistët ukrainas që përdorin popullsinë civile si mburojë njerëzore, vendosin qëllimisht sisteme të armëve goditëse në zonat e banuara dhe që intensifikuan granatimet e qyteteve në Donbas”, thuhet në deklaratë.
Putin dhe Macron ranë dakord të qëndrojnë në kontakt, përfundoi leximi.
Sulmi i vazhdueshëm rus ka shkaktuar vuajtje dhe viktima të përhapura në popullsinë ukrainase. Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha të hënën se më shumë se 500,000 refugjatë ishin larguar deri më tani nga Ukraina në vendet fqinje në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë dhe agresionit ushtarak.
Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë është të paktën 352, përfshirë 14 fëmijë, tha të dielën Ministria e Brendshme e Ukrainës.