Zbardhen prapaskenat e “sherrit” të Luizit me Arbanën dhe Eduartin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kush do jenë opinionistët e sezonit të ri të “Big Brother Vip Albania”?

Kjo pyetje ende dhe sot diskutohet shumë, e emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë.

Në rrjet prej kohësh është përfolur se Luiz Ejlli do të jetë opinionist në Big Brother VIP 3 krahas Zhaklin Lekatarit.

Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.

Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet përflitet se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë shprehur kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format.

Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të Big Brother dhe çiftit të famshëm. Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, ku u duk si një mbyllje përfundimtare e marrëdhënieve mes tyre.

Share This Article