Zbardhet debati pa media i kryeministrit me banorët e TID Durrës. Rama: Ika fare, ju do dilni të humbur! (video)

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një dëgjesë me banorët e Durrësit, të cilëve u shemben banesat nga ndërtimi i projektit TID.

Mbledhja pa media është shoqëruar me debate, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe tonet e larta dhe acarimet.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka pranuar para banorëve që preken nga ky projekt se ai ishte dakord me ta se shpërblimi që u është llogaritur nuk është në nivelin e duhur. “S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”- ka thëne Rama.

Teksa që ka theksuar se ky projekt do zbatohet më çdo kusht, ndërkohë që i ka kërkuar banorëve që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi.

“Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja.

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë” ka deklaruar Rama.

Biseda është shoqëruar me ndërhyrje nga banorët të cilët i kanë përmendur rastin e shpronësimeve të Marinës ë Vlorës, por Rama i është kthyer me ton të ashpër.

“Nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet. Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama.

Nga ana tjetër debatet e banorëve të Durrësit janë fokusuar tek fakti se ata nuk ishin kundër ndërtimit të projektit TID, por ata kërkonin që të mos zhvendoseshin nga zona ku ishin.

Një pjese e tyre kërkuan banesat e rikonstruktuara po në atë zonë, ndërsa të tjerë kanë kërkuar t’u rivlerësohet prona e cila do u shpronësohet.

Banorët janë kërcënuar se me datë 16 duhet të largohen nga banesat, sepse do fillojë shembja e banesave sipas projektit TID.

Pjesmarrësit në takimin me Kryeministrin, nuk janë të qartë se pas këtij takimi, ky urdhër prishje është pezulluar apo jo. Po ashtu, ata nuk janë të qartë se si do të procedohet me pas dhe cilat banesa do të rivleresohen.

Fjalet përmbyllëse të Km nuk i qetësuan dhe ata janë shprehur se do të mbrojnë banesat e tyre edhe me jetë.

Ndrëkohë, në të gjitha rrjetet sociale, administrata kryesore e Bashkisë Durrës dhe Deputetët e Qarkut, kanë dalë me të njëjtin njoftim të sinkronizuar, në mbështetje të Kryeministrit dhe anatemimit të protestuesve si militantë të Partisë Demokratike.

Policia shoqëroi disa nga protestuesit me urdhër të Ramës.

Më poshtë disa nga banesat qindra vjeçare të Durrësit të vjetër, që janë planifikuar të prishen me datë 16 Shkurt.

Share This Article