Zbardhet fati i gjeneralit rus që u raportua i zhdukur, mbajti anën e shefit të Wagner gjatë kryengritjes në Rusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjeneralkoloneli Sergei Surovikin – i cili është komandanti i dytë i ushtrisë ruse – është arrestuar, sipas një raporti të medias ruse.

Dy burime pranë Ministrisë ruse të Mbrojtjes i thanë The Moscow Times për arrestimin – edhe pse nuk është bërë e ditur zyrtarisht, shkruan Sky News.

Një burim tha se Surovikin kishte zgjedhur anën e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë rebelimit dhe për këtë arsye ai ishte arrestuar.

Të pyetur se ku ndodhet tani gjenerali, ata thanë: “Ne as që e komentojmë këtë informacion përmes kanaleve të brendshme”.

Blogerët ushtarakë rusë kishin publikuar më parë thashetheme për arrestimin e Surovikin, i cili nuk është parë që nga e shtuna.

Lajmi vjen pasi gjenerali i lartë rus, i cili thuhet se kishte njohuri të avancuara për rebelimin e mercenarëve të Wagner, nuk është parë që nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur të shtunën.

Siç është thënë më herët, Sergei “Armageddon” Surovikin është komandanti i dytë i ushtrisë ruse dhe ka njohur lidhje me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ai u zëvendësua si komandant i lartë në fillim të këtij viti, por ruajti ndikimin në drejtimin e operacioneve të luftës.

Inteligjenca amerikane kishte thënë më parë se Surovikin dinte për planet e Prigozhin për t’u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas New York Times.

Ndryshe, para nisjes së kryengritjes, Prigozhin ishte shprehur i nervozuar kundër Sergei Shoigu, ministrit rus të mbrojtjes, dhe Valery Gerasimov, shefit të shtabit të përgjithshëm, duke i fajësuar ata për dështimet në Ukrainë dhe mungesën e mbështetjes së ushtrisë për luftëtarët Wagner.

Share This Article